-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Bozkir: Presim që raporti i KE-së të propozojë liberalizimin e vizave

Më të lexuarat

Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian, Volkan Bozkir, deklaroi se Ankaraja pret që raporti i tretë dhe i fundit, që Komisioni i BE-së do të publikojë më datë 4 maj, të propozojë liberalizimin e vizave për Turqinë.

Volkan Bozkir iu përgjigj pyetjeve në lidhje me rendin e ditës gjatë një emisioni televiziv në një kanal privat.

Në përgjigje të pyetjes mbi sasinë e kritereve të përmbushura nga Turqia për heqjen e regjimit të vizave, kreu i negociatave të Ankarasë me Brukselin theksoi se 9 kritere janë plotësuar me miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe të protokollit të varur prej tij.

“Me lejen e Zotit, të hënën do të dalin edhe ato 10 dispozita, që kanë mbetur, të Ligjit për Monitorimin e Zbatuesve të Ligjit. Por tashmë mund t’i konsiderojmë të miratuara. Pastaj, nga aspekti ynë, do të jenë plotësuar të 72 kriteret”, tha ai.

Pyetja e radhës ishte: “Komisioni Evropian (KE) do të publikojë më 4 maj raportin e tretë dhe të fundit në lidhje me liberalizimin e vizave. Në vijim çështja t’i kalojë Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian. A pritet ndonjë vështirësi apo pengesë në këtë proces?”; të cilës Bozkir iu përgjigj se asnjë proces nuk ka ecuri të lehtë në BE dhe sqaroi se kjo është hera e parë që Komisioni Evropian nuk publikon një raport vlerësues të 72 kritereve, ndërkohë që realizon mbledhje prej disa muajsh.

“Aktualisht të dyja palët e dinë mirë se në ç’anë dhe çfarë tabloje shikojnë. Prandaj, nëse nuk paraqitet një situatë e paparashikuar dhe e befasishme, ne presim që në raportin e datës 4 maj Komisioni i BE-së të propozojë liberalizimin e vizave. Më pas kjo do të shqyrtohet në Këshillin Evropian. Në këtë rast nuk nevojitet një vendim i njëzëshëm. Rrjedhimisht, vendimi do të merret me shumicë të cilësuar dhe kjo është një tablo pozitive për nxjerrjen e këtij vendimi. Personalisht pres që në muajin qershor të përmbyllet me sukses ky proces dhe të merret vendimi për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Turqinë në Zonën Schengen”, vlerësoi ai.

Ndërsa në përgjigje të pyetjes: “A do të ketë nisma të qeverisë në lidhje me Parlamentin Evropian gjatë këtij procesi?”; ministri Bozkir nënvizoi se do të vizitojë Strasburgun dhe Brukselin një pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian.

“Marrëveshja e Ripranimit dhe liberalizimi i vizave janë të lidhura njëra-tjetrën. Janë të lidhur që nga çasti i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje në muajin dhjetor të 2013-s. Është caktuar që në vitin 2013 se Marrëveshja e Ripranimit do të shfuqizohet në rast se nuk hiqet regjimi i vizave. Sot, ne nuk e shfrytëzojmë këtë si një kërcënim apo ai një mjet për të ushtruar presion; por në tablonë e kësaj marrëveshjeje ripranimi dhe liberalizimi i vizave qëndrojë në krah të njëra-tjetrës. Mendoj se ato do të hyjnë në fuqi të dyja së bashku”, u shpreh krynegociatori turk me Bashkimin Evropian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit