1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bozdag: Nga Perëndimi nuk morëm reagimet e pritura

Më të lexuarat

Jagland gjendet për vizitë në Turqi, ndërsa dje theksoi se vizta në Ankara është që qartazi të shpreh mbështetje dhe solidaritet ndaj institucioneve demokratike të vendit.

Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Bekir Bozdag, ka deklaruar se sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës Thorbjorn Jagland i ka përcjellë qëndrimin se nuk janë të kënaqur me reagimet të cilat Perëndimi i dërgoi në mbrëmjen e tentativës për grusht shtetit në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Bozdag u takua me Jagland që gjendet për vizitë në Turqi, ndërsa pas takimit tha se atij i përcolli se janë të pikëlluar meqë nga Perëndimi nuk morën reagimet e pritura në mbrëmjen nga 15 deri në 16 korrik.

Ministri turk theksoi se Jagland është zyrtari i parë evropian që vizitoi Turqinë pas tentativës për grusht shteti. Sipas tij, Jagland në takim shprehu pikëllimin për shkak të tentativës për grusht shteti dhe uroi popullin turk për reagimin dhe kundërshtimin e grushtit të shtetit dhe që qëndruan me demokracinë.

“Shkëmbyem mendime lidhur me disa tema aktuale në këtë kohë. Kaloi në atmosferë pozitive. Dhe ne treguam se si jemi ballafaquar dhe çfarë kemi përjetuar në tentativën për grusht shteti”, tha Bozdag.

Ai i përcolli Jaglandit shqetësimin sepse nga Perëndimi në mbrëmjen e tentativës për grusht shtetit nuk morën reagimet të cilat i kanë pritur. Ministri turk porositi se gjatë periudhës së ardhshme do të vazhdojnë konsultimet me Këshillin e Evropës.

Jagland gjendet për vizitë në Turqi, ndërsa dje theksoi se vizita në Ankara është që qartazi të shpreh mbështetje dhe solidaritet ndaj institucioneve demokratike të vendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit