7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Bozdağ: Në vendet perëndimore janë të mirëseardhur ata që punojnë kundër Turqisë

Më të lexuarat

Ministri Bozdağ, si mysafir i panelit editorial të AA, edhe një herë ka dënuar veprimet e Holandës dhe Gjermanisë të cilat nuk lejuan ministrat turq të takohen me diasporën turke

ANKARA (AA) – Ministri i Drejtësisë të Turqisë Bekir Bozdağ, ka deklaruar se lejimi i tubimeve kohët e fundit të mbështetësve të organizatës terroriste PKK në Gjermani, është edhe një tjetër tregues se në vendet perëndimore janë të mirësardhur të gjithë ata që punojnë kundër Turqisë, përfshirë puçistët dhe separatistët e FETO-s dhe PKK-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Bozdağ, si mysafir i panelit editorial të AA, ka komentuar çështjet aktuale dhe me këtë rast edhe një herë ka dënuar veprimet e Holandës dhe Gjermanisë të cilat nuk lejuan ministrat turq të takohen me diasporën turke dhe në të njejtën kohë lejojnë tubime të përkrahësve të PKK-së, organizatë kjo që është në listën e grupeve terroriste në BE.

“Turqia nga mesi i vitit 2007 deri 2017 nga Gjermania dhe shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian ka kërkuar ekstradimin e 443 personave, ku të gjithë janë të lidhur me terrorizmin. Deri më tani kanë ekstraduar vetëm 12 të kërkuar. Vetëm nga Gjermania kemi kërkuar ekstradimin e 177 personave dhe u ekstraduan vetëm dy prej tyre. Nga Holanda kemi kërkuar ekstradimin e 11 personave, dhe kanë ekstraduar vetëm një. Austria dhe Franca nuk kanë ekstraduar asnjë person”, ka thënë Bozdağ.

Bozdağ me këtë rast ka thënë se veprimi i policisë kohëve të fundit, ndalimi i hyrjes në konsullatën turke në Roterdam dhe dëbimi i ministres turke të çështjeve sociale dhe familjes Fatma Betul Sayan Kaya është sjellje e papranueshme e autoriteteve ligjore holandeze dhe shkelje e rëndë e Konventës së Vjenës, e cila rregullon normat e diplomacisë.

“Ata që ndaluan ministrat turq të flasin, do të ndalojnë të folurit edhe politikanëve që nuk ngritën zërin kundër këtij akti. Nëse vazhdon në këtë drejtim as Angela Merkel, as Mark Rutte dhe as ndonjë lider tjetër të ndonjë shteti anëtar të BE-së, as në vendin e tyre nuk do të lejohen të flasin. Dua të potencoj se Turqia në këtë rast si Kancelares Merkel, po ashtu edhe kryeministrit Rutte do t’u jap të drejtën e fjalimit dhe tubimit paqësor në territorin tonë. Le të vijnë dhe të flasin dhe ne do t’u sigurojmë të gjitha kushtet, sepse në Turqi nuk ka sëmundje të racizmit dhe diskriminimit”, tha Bozdağ.

Duke iu referuar procesit në lidhje me kërkesën që Turqia i ka dërguar SHBA-ve për ekstradimin e Fetullah Gylen-it, udhëheqësit të organizatës terroriste FETO, Bozdağ tha se në lidhje me këtë çështje sonte përmes telefonit do bisedojë me Sekretarin amerikan të Drejtësisë.

“Përveç kësaj, ministri i ynë i jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu sot do të realizojë disa takime në Uashington. Nga dora e parë do të ritheksojmë pritjet e Turqisë në këtë proces. Vazhdimisht e theksojnë se nga administrata e re amerikane presim një qasje tjetër dhe më efikase për zgjidhjen e kësaj çështje”, ka thënë Bozdağ.

Autoritetet turke kanë kërkuar më 2 shkurt të vitit të kaluar nga SHBA-ja heqjen e “kartës së gjelbër” të Fethullah Gylen-it, liderit të FETO-s. Më parë atij në bazë të “dëshmisë së rreme” i ishte anuluar pasaporta turke. Pas tentativës së korrikut të grusht shtetit ushtarak, Turqia nga SHBA ka kërkuar zyrtarisht arrestimin e përkohshëm dhe ekstradimin e Gylen-it.

“Nëse në bazë të provave dhe fakteve të cilat ne kemi dërguar me kërkesën nuk bëhet ekstradimi i Gylen-it ose nuk arrestohet përkohësisht, atëherë asnjë ekstradim tjetër nuk mund të bëhet. Ne i kemi dërguar prova të pakontestueshme dhe dosje voluminoze. Të gjitha i kemi vënë në tavolinë dhe çdo gjë është shumë e qartë, por ata qëndrojnë në një pozitë tjetër dhe këtë e shohin nga një perspektivë tjetër”, tha Bozdağ.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit