Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag nga homologu i tij amerikan përsëriti kërkesën për ndalimin e përkohshëm dhe ekstradimin e Gulen-it në Turqi.
Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag zhvilloi kontakte zyrtare në kryeqytetin Uashington të Shteteve të Bashkuara Amerikës, ku bisedoi në lidhje me dosjet për ekstradimin e liderit të organizatës terroriste gyleniste, FETO, Fetullah Gulen.
Ministri Bozdag u takua me homologun e tij amerikan, Jeff Sessions.
Pas takimit në Departamentin amerikan të Drejtësisë që zgjati 45 minuta u bë një deklaratë me shkrim.
Bëhet e ditur se gjatë takimit u përsërit kërkesa për ekstradimin e liderit të organizatës terroriste gyleniste FETO, Fetullah Gulen.
Bekir Bozdag nga Sekretari Session kërkoi që dosja e Gulenit për ndalimin e përkohshëm dhe për ekstradimin e tij ti procedohet gjykatës përkatëse sa më parë.
Burimet e ministrisë bëjnë të ditur se takimi Bozdag-Sessions kaloi në një atmosferë pozitive dhe se të dy homologët do të vazhdojnë kontakte të afërta në lidhje me çështjen.
Ndërkaq procesi i ekstradimit të kreut të FETO, Fetullah Gulen do të jetë njëra prej temave të bisedimeve mes Presidentit Erdogan dhe Donald Trump gjatë takimit të tyre në Uashington.