2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Bozda: Turqia gjithnjë pranë Kosovës

Më të lexuarat

Tërësia territoriale e Kosovës, integriteti i saj, pavarësia e Kosovës, janë tema që asnjëherë nuk duhet të diskutohen apo hidhen në mendje. Ne ftojmë të gjithë që me maturi ta kuptojnë këtë realitet dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës, ka thënë zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë, Bekir Bozda në një iftar të përbashkët me kryetarin e komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulakun.

“Largësia gjeografike nuk na pengon që të jemi pranë njëri-tjetrit, për të ndarë pikëllimin apo gëzimin bashkë”, tha zv/kryeministri turk Bozda dhe shtoi se Republika e Turqisë do ta përkrah Kosovën si në ditët e saj të mira, ashtu edhe në ato të hidhura.
Ai tha se t’i gëzohen përparimeve dhe avancimeve që po ndodhin në Kosovë dhe se do t’i jenë pranë Kosovës edhe pas 10 shtatorit, kur përfundon mbikëqyrja e pavarësisë.
“Popullin turk dhe të Kosovës nuk e lidh vetëm feja, na lidh kultura, aspektet e historisë së përbashkët dhe burimi i përbashkët i qytetërimit’, tha ai.
Duke u ndërlidhur në proceset politike të Kosovës ai theksoi se tërësia territoriale e Kosovës, integriteti i saj, pavarësia, janë tema që asnjëherë nuk duhet të diskutohen apo hidhen në mendje.
“Ne ftojmë të gjithë që me maturi ta kuptojmë këtë realitet dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës”, theksoi Bozda.
Në iftarin e përbashkët në Vushtrri ishin të pranishëm edhe deputetë të Parlamentit turk, deputetë të Parlamentit të Kosovës, kryetari i komunës së Ankara Mamakut, të komunave Osman Gazi, Bursa dhe Bursa e Madhe, sekretarin gjeneral të Gjysmëhënës së Kuqe, ambasadoren e këtij shteti në Kosovë dhe shumë drejtues tjerë të jetës institucionale. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit