2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

BOTËKUPTIMI I MBROJTJES KOMBËTARE TË GREEQISË

Më të lexuarat

Këtë javë do të bëjmë fjalë për botëkuptimin e mbrojtjes kombëtare të Greqisë dhe pozitën e fundit në të cilën gjendet sot.

Greqia, vendi me të cilin kufizohet Turqia dhe që prej vitit 1952 është një aleat rrënjësor i NATO-s, me dhjetëra vite shfaqi një qëndrim interesant duke perceptuar “një kërcënim” dhe veproj në kuadër të doktrinës së “kërcënimit nga lindja”. Në të vërtet nocioni i “kërcënimit nga lindja” ishte një qasje jo-serioze e bërë nga lideri i PASOK-ut dhe ish-kryeministrit grek Andreas Papandreu që nuk është asgjë tjetër përveç se një taktikë e diversitetit. Por, edhe pse udhëheqjet pasardhëse pas Andreas Papandreut filluan të kërkojnë doktrina të ndryshme të mbrojtjes nga ajo e Papandreut, emri i vendit objektiv nuk ndryshoj, e ajo ishte Turqia. Ndërsa siç dihet në kuadër të filozofisë së themelimit dhe veprimit të NATO-s, pra parimeve themelore të ekzistencës, ku thuhet që “Asnjë anëtarë i NATO-s nuk lufton dhe nuk mund të luftoj kundër një anëtari tjetër të NATO-s”.

Duke i lënë mënjanë realitetet historike dhe institucionale, siç dihet mes Greqisë dhe Turqisë herë pas here u jetuan tensionime ushtarake, madje edhe kriza serioze. Në ngjarjet e jetuara në ishullin e Qipros në vitet 1963-64 dhe 1974 mes forcave ushtarake të dyja shteteve u jetuan përleshje të armatosura. Përveç mosmarrëveshjeve në lidhje me “platformën kontinentale” në Detin Egje, “ishujve, ishujve të vogla dhe shkëmbinjve përkatësia e të cilave nuk është specifikuar” dhe për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me informata regjionale për fluturim (FIR Line) e “hapësirën ajrore”, mes dy vendeve shumë shpesh jetohen dyluftime ajrore.

Në anën tjetër, sipas rregullave të NATO-s vendet e aleancës mund të ndajnë vetëm 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për vit për armatim. Ndërsa dihet që Greqia asnjëherë nuk është ulur nën 4% të kësaj vlere. Prej vitit 2002 e këtej, pra në 10 vitet e fundit, Greqia ngeli në 3% dhe në këto 10 vitet e fundit pagoi 8 miliardë euro për importin e armëve. Pas zhvillimeve të fundit Greqia, që është e rrethuar me vendet anëtare të NATO-s, në saje të kësaj pagoi shuma të mëdha kompanive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe Francës. Greqia, e cila Turqinë që është aleate e saj në NATO e shikon si armikun më të madh, bëri harxhime të mëdha për armatim ndërsa injoroj nevojën për gjëra të shumta themelore në vend. Në realitet asnjë anëtarë i NATO-s nuk mund të luftoj me ndonjë anëtarë tjetër të kësaj organizate. Do të thotë që disa kompani perëndimore prodhues të armëve nuk ishin dakord me këtë marrëveshje të anëtarëve të NATO-s dhe kështu grekët u bënë pre e lojës së tyre.

Greqia me një popullsi prej 10,5 milionëve aktualisht ka një ushtri të përbërë prej 140 mijë ushtarëve. Nëse duhet krahasuar, Gjermania me një popullsi prej 81 milionë banorëve ka vetëm 180 mijë ushtarë. Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Beglitis dëshiron të ulë numrin e ushtarëve dhe oficerëve. Beglitis deklaroi se mendon që me zgjatjen e kohës së shërbimit ushtarak ta përmbush nevojën për personel. Kështu numri i oficerëve në Greqi brenda 1 viti është ulur për 1 mijë. Sepse ulja e pagave të oficerëve për 30% uli edhe interesimin për profesionin e oficerit ushtarak. Ata të cilët kanë fituar të drejtën për pensionim, pensionohen menjëherë, sepse askush nuk mund të garantoj që në Greqi pas disa vitesh fituesit e të drejtës do të mund të pensionohen.

Natyrisht që i tërë problemi nuk qëndron vetëm me harxhimet e personelit. Sepse rritja e çmimeve të hidrokarbureve në Greqi ndikoj thellë edhe ushtrinë. Ushtria greke gjatë parakalimeve zyrtare me rastin e festave kombëtare dilloj të mos përdor tanke dhe avionë me qëllim të kursimit të harxhimeve në hidrokarbure. Greqia kalon nëpër ditë të vështira edhe në sigurimin e pjesëve të këmbimit dhe sistemeve të reja të armatimit. Për këto nevoja në vitin 2009 Greqia harxhoj 2,2 miliardë euro, ndërsa në vitin 2011 për këto harxhime ndau 1,1 miliardë euro. Edhe në planifikimet e bëra për vitin 2013 aktualisht janë ndarë 1,5 miliardë euro për sigurimin e sistemeve të reja të armatimit dhe pjesë të këmbimit. Ndërkaq Greqia sipas marrëveshjeve të mëparshme nga Franca do ti blinte të paktën 6 fregata dhe nga Rusia 400 tanke për luftë frontale. Madje forcat ajrore greke kërkonin edhe 40 avion të ri luftarak ku Greqia do të harxhonte 10 miliardë euro për të gjitha këto. Ndërsa të dhënat e NATO-s tregojnë se shpenzimet e Greqisë për armatim në vitin 2010 janë ulur në 6,7 miliardë euro në krahasim me vitin 2009 kur këto shpenzime ishin 7,3 miliardë euro. Por, nuk duhet harruar një gjë, shpenzimet e anëtarëve të NATO-s për armatim janë në nivelin 1,7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto gjë që kjo në Greqi është ende në nivelin e 2,5%.

Por, nuk duhet të na habit as kjo. Si përfundim, ushtria greke nuk arriti të ecë në hap me kohën. Kjo ushtri ende udhëhiqet me mentalitetin e luftës së ftohtë dhe në një mënyrë konkrete bartë gjurmët e luftës civile. Si shembull, Greqia ende është duke i dislokuar trupat e saj në veri të vendit. Sepse në të kaluarën pritej një sulm i mundshëm nga Shqipëria dhe Bullgaria. Ndërsa sot të dyja vendet janë anëtare të NATO-s. Por, nuk është e mundur që nga një ushtri greke që edhe sot bën planet sipas kërcënimit turk të pritet diçka më e mirë.

Greqia në vitin 2009, në një kohë kur kriza u thellua edhe më shumë, me qëllim të parandalimit të ndonjë sulmi të mundshëm të Turqisë përgjatë gjithë vijës kufitare të gjatë 120 km vendosi të ndërtoj një hendek të ujit, në gjerësi 30 m dhe 7 m thellësi me një karakter të periudhës mesjetare. Kuptohet që ky hendek taktik, kostoja e të cilit pritet të jetë 2,5 milionë funta, do të pengonte tanket turke. Në të vërtet kjo tregon se sa imagjinare është pala greke dhe me çfarë masash të pabaza merret gjë që është edhe tregues i një vizioni të cektë që ka ndaj botës. Ndërkaq a nuk do të ishte më mirë sikur forcat e armatosura të Greqisë në këto hendeqe të mbushura me ujë të hapin një “aquapark” (park zbavitës ujor) ose një “fermë të peshqve”? Fatkeqësisht kjo tregon se ushtria greke, e cila veten e prezanton si një ushtri të rreptë, nuk kupton shumë nga këto shaka./trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit