Bota reagoi ashpër ndaj Bashar Assadit, i cili krahas masakrimit të 60 mijë personave nga ana e ushtrisë siriane pa bërë dallim gra e fëmijë, ende këmbëngul të mbetet në pushtet.
Shoqëria ndërkombëtare fjalimin e tij e cilësoi si “manovër për të fituar në kohë” dhe kërkon dorëheqjen e tij.
Krahas thirrjeve për armëpushim ushtria e Assadit vazhdon me sulme.
Departamenti amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, planin paqësor të Assadit e cilësoi si “joreale” dhe si “një përpjekje të regjimit për të mbetur në pushtet”.
Në deklaratën e bërë nga Departamenti amerikan për Marrëdhënie me Jashtë thuhet që populli sirian është duke u torturuar për dy vjet dhe se gjatë bërjes së thirrjeve të Assadit për dialog njëkohësisht vazhdojnë edhe masakrat nëpër qytete.
Ndërkaq edhe Bashkimi Evropian reagoi ashpër kundër deklaratave të Assadit dhe deklaroi që pa largimin e tij nga pushteti nuk mund të zgjidhet kriza në Siri. Një reagim tjetër ndaj deklaratave të Assadit erdhi edhe nga opozita siriane.
Këshilli Kombëtar i Sirisë deklaroi se pa largimin e Assadit nga pushteti opozita e Sirisë nuk do të pranoj asnjë iniciativë të propozuar.
Ndërsa media amerikane, e cila fjalimin e Assadit e cilësoi si një sfidë, deklaroi se Përfaqësuesi i Posaçëm i OKB-së, Ibrahimi do të mund të japë dorëheqje për shkak të këtyre deklaratave.
Përkrahje e vetme deklaratave të Assadit të cilat tregojnë se do të vazhdohet me masakra erdhi prej Iranit.
Bëhet e ditur se Assadi gjatë përgatitjes së planit ka patur konsultime me Rusinë, Kinën dhe Iranin.
Kina kërkoi nga palët në konflikt në Siri që me anë të bisedimeve të përcaktojnë hartën rrugore të tranzicionit politik.
Ndërkaq Bashar Assadi në fjalimin e tij drejtuar popullit të bërë pas disa muajve e publikoi planin e tij të përbërë prej 5 pikëve që përfshinë edhe formimin e qeverisë së re dhe amnisti të përgjithshme. Por, në planë nuk bëhet fjalë për largimin e Assadit nga pushteti.
Ndërkohë që në njërën anë regjimi i Assadit bën deklarata në lidhje me armëpushim në anën tjetër vazhdon me sulme ndaj opozitarëve. Njoftohet se ushtria siriane bombardoi disa fshatra të qytetit Lazkije.
Ndërsa tanket që opozitarët kanë kapur nga regjimi i Assadit kanë filluar të përdoren nga ana e Ushtrisë për Sirinë e Lirë.
Në pamjet e publikuara në faqet e ndryshme të internetit shihet qartë përdorimi i këtyre tankeve në beteja nga ana e opozitarëve. /mszh/kohaislame