“Vendet e grupit G-7 kanë arritur në konsensus në lidhje me sanksione që do të zbatohen ndaj Sirisë dhe Rusisë”, u shpreh Ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault.
Pas masakrës me armë kimike të kryer nga ana e regjimit të Esadit javën e kaluar në Idlib, në botë kanë filluar të ngrihen zërat për “largimin e Esadit”.
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault deklaroi se lideri i Sirisë, Beshar Esad nuk ka vend në të ardhmen e këtij vendi.
Në Itali filloi mbledhja e ministrave të jashtëm të 7-të vendeve më të industrializuara të botës dhe të vendeve të BE-së.
Në kuadër të kësaj mbledhjeje u mbajt edhe paneli për Sirinë pjesëmarrëse e së cilës ka qenë edhe Turqia.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault në prononcimin e tij të bërë pas mbledhjes tha se vendet pjesëmarrëse në këtë panel kanë rënë dakord se Esadi nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë.
“Vendet e grupit G-7 kanë arritur në konsensus në lidhje me sanksione që do të zbatohen ndaj Sirisë dhe Rusisë”, u shpreh Ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault.