-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Bota islame sot po e feston ditën e parë të Kurban Bajramit

Më të lexuarat

Dita e dhjetë e Dhul Hixhes, konsiderohet etapa e katërt e haxhinjëve në shtëpin e Allahut në Qabe, pas qëndrimit në Arafat, dhe kjo ditë quhet dita e Kurbanëve.

Bota islame sot po feston ditën e parë të Kurban Bajramit. Haxhinjtë e kanë falur sabahun dhe më pas kanë filluar të gjuajn gurët në xhemren e madhe, dhe janë liruar nga veshja e Ihramit dhe i kanë therur kurbanët.
Me miljona haxhinjë janë larguar nga Arafati për në Muzdelife duke i kryer ritet madhështore të Haxhit.
Udhëheqësi për vendkalimin nga Arafati në Muzdelife thotë se këtë vit, ky kalim është bërë shumë më mirë dhe më lehtë nga herat tjera.
Nga Muzdelifja haxhinjtë kalojnë në Mina pas namazit të sabahut dhe para lindjës së diellit, për të gjuajtur gurët në Xhemren e madhe që është xhemra më e largët, por më afër Meketul Mukerremes.
Pas kësaj haxhinjtë i therrin kurbanat, lirohen nga Ihramet, burrat i rruajn kokat e tyre ndërsa gratë i shkurtojn flokët e tyre, kthehen në Meke për ta bërë Tavafin Ifada dhe më pas kthehen përsëri në Mina.
Forcat e emergjencës kanë pasur në gatishmëri 16 mijë njësite për sistemimin e lëvizjeve të Haxhinjëve gjatë gjuajtjes së gurëve.
Hapësira e xhemres ka mbledhur 500 mijë haxhinjë për një orë. Më vonë është ulur në 300 mijë. Gjithashtu dendësia e njerëzve është mbikqyrur nga 60 kamera nga jashtë dhe nga 60 kamera tjrera nga brenda. Mesazhi/Sh.Hulaj/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit