-1.1 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

“Bota duhet të përdorë forcën për të ndaluar masakrat në Siri”

Më të lexuarat

Çelik: Përballë këtyre masakrave e gjithë bota duhet të marrë drejtimin në përdorimin e forcës që të ndalojë këto masakra

ADANA (AA) – İBRAHİM ERİKAN

Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe kryenegociatori Ömer Çelik, në lidhje me sulmet kimike që regjimi i Asadit ka kryer në Siri tha se “Përballë këtyre masakrave e gjithë bota duhet të marrë drejtimin në përdorimin e forcës që të ndalojë këto masakra. Deri tani kemi folur gjithmonë për zgjidhjen politike, por dihet se si Asadi bllokon proceset e zgjidhjes politike. Armët kimike janë përgjigja që Asadi jep kur zgjidhja politike është e gjallë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Çelik duke folur për gazetarin e AA-së tha se sulmet me armët kimike që regjimi i Asadit ka përdorur kanë shkaktuar dhimbje në zemrat e të gjithëve.

Pasi ka vënë në dukje se i drejtohet ndërgjegjes botërore Çelik është shprehur “Më parë kur nisën këto çështje thanë se ‘nëse Asadi përdor forcat ajrore kjo është vija jonë e kuqe’. Ai përdori forcat ajrore dhe askush nuk ndërhyri. Më pas u tha se ‘nëse përdor armë kimike kjo është vija jonë e kuqe’. Asadi sërish e shkeli vijën e kuqe, dhe sërish askush nuk ndërhyri.”

“Kryeja e një sulmi të ri kimik nga Asadi ka shkaktuar një tablo tronditëse dhe shumë të dhimbshme për të gjithë njerëzimin. Disa shprehen se ‘Tashmë disa vende janë për qëndrimin e Asadit dhe deklarojnë se nuk kanë përparësinë për largimin e Asadit’ dhe deklarojnë ‘pse Asadi të kryejë një sulm të tillë të palogjikshëm’. Është pikërisht një problem moral dhe politik në vetvete që të kërkosh logjikë tek Asadi, tek një regjim masakrues, tek Asadi i cili deri tani ka masakruar popullin e tij”, tha Çelik.

Duke nënvizuar se reagimet duhen kundër masakrës dhe jo mënyrës se si regjimi i Asadit i kryen ato, ministri Çelik ka shtuar “Tashmë këtu është një vend ku testohet rregulli i botës. Duhet t’i gjendet një zgjidhje kësaj situate nëse do të flasim për rregullin botëror, për ligjin ndërkombëtar dhe ndërgjegjen njerëzore. Tashmë është e pamundur që situata këtu të drejtohet me luftërat e deleguara të fuqive të mëdha. Një popull i madh dhe i lashtë po humbet atje, një shtet po zhduket, po eliminohet e gjithë infrastruktura dhe kjo rëndon e gjitha mbi popullin e Sirisë. Çështja është se duhet të reagohet për vetë masakrën dhe jo për mënyrën e kryerjes së masakrës.”

“Sigurisht që zgjidhje politike duhet të ketë, kjo është thelbësore. Asadi nuk lejon krijimin e një situate ku zgjidhja politike të forcohet dhe të punohet për të. Asadi kur zgjidhja politike vjen në një fazë të caktuar ai i përgjigjet kësaj me një masakër apo me një sulm kimik. Për këtë arsye fillimisht duhet t’i jepet fund masakrave të Asadit për vrasjen e njerëzve me armë kimike. Në të kundërt zgjidhja politike nuk do të vihet në zbatim në asnjë mënyrë”, ka shtuar Ömer Çelik, duke theksuar se bota duhet të hedhë hapin e nevojshëm për ndalimin e masakrave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit