0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Bosnjë: Pesë të ndaluar në hetimin e terrorizmit

Më të lexuarat

Me arrestimin e personave që besohet se kanë lidhje me veprimtari terroriste, BiH vërteton se po ndërmerr një metodë serioze ndaj problemit të sigurisë publike në vend dhe në botë.

Një muaj veprim vëzhgues i peronave të dyshuar se kanë lidhje me terrorizmin në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH) ka përfunduar me disa arrestime.

“Këta janë persona që kanë qenë të lidhur me terrorizmin dhe janë arrestuar në katër kantone. Kontrolli i banesave të përdorura nga këta individë u krye me qëllim që të sigurohen prova fizike,” tha zëdhënësja për Agjencinë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA), Zheljka Kujunxhija.

Arrestimet u bënë nga SIPA, në bashkëpunim me Agjencinë e Informacionit-Sigurisë të BiH-së e grupin operativ për luftimin e terrorizmit. Operacioni u krye me urdhrat e zyrës së prokurorisë së BiH-së e gjykatës, në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga strategjia për parandalimin e terrorizmit.

“Personat e arrestuar kanë nxitur publikisht veprimtari terroriste. Për arsyen e mësipërme, zyra e prokurorisë e BiH-së do të vazhdojë të merret me këtë rast,” tha SIPA në një deklaratë.

Të arrestuarit përfshijnë Bilal Bisniç nga Bihac, Bosnja perëndimore, që është përshkruar si kreu i terrorizmit në Bosnjë e që bën thirrje haptazi për xhihad, luftën e shenjtë. Ai është pasues i mësimeve konservatore të Islamit, e ka mbështetur urrejtjen ndaj SHBA-së e Perëndimit.

Arrestimet pasuan një kontroll nga policia federale australiane të Qendrës islamike Al Furqan në Melburn, që rezultoi në disa arrestime e sekuestrim të dokumentave që treguan se një sulm ishte planifikuar në BiH.

Dushanka Majkiç, kryetare e Komisionit të Përbashkët për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Asamblesë së BiH-së, i tha Večernje Novosti të Beogradit se kontrollet e fundit ishin “inkurajuese”.

“Analizat tregojnë se [BiH] është bërë një Mekë për lëvizjet e përfshira në terrorizëm. Nuk ka patur përpjekje në çdo kohë për të përcaktuar kush është aktiv në disa ambasada të huaja dhe objekte fetare në Bosnje dhe kush i financon këto veprimtari,” tha ajo./

Artikulli eshte marre nga SEETIMES.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit