3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bosnje-Hercegovinë: Dhjetëra viktima të luftës gjenden në një varr masiv

Më të lexuarat

Varri masiv ndodhet në të njëjtin vend me ish-minierën e hekurit të Tomasicës dhe është më i madhi i zbuluar gjatë dekadës së fundit.

Disa ekspertë mjeko-ligjorë nxorën nga një varr masiv eshtrat e dhjetëra viktimave të luftës në Bosnje gjatë viteve 1992-1995, që me shumë mundësi janë myslimanë kroatë të vrarë në rajonin veriperëndimor të Prijedorit, njoftuan burime zyrtare.

“Deri më sot, ne arritëm të nxirrnim 47 skelete të plota si dhe një pjesë të eshtrave të 50 viktimave të tjera”, deklaroi zëdhënësja e Institutit boshnjak për Personat e Zhdukur, Lejla Cengiç.

Varri masiv ndodhet në të njëjtin vend me ish-minierën e hekurit të Tomasicës dhe është më i madhi i zbuluar gjatë dekadës së fundit”, shtoi zëdhënësja.

“Është e pazakontë që viktimat u gjendën të varrosura në një thellësi të madhe prej rreth 10 metrash”, theksoi Cengiç.

Sipas ekspertëve mjeko-ligjorë, bëhet fjalë për civilë kroatë myslimanë të vrarë gjatë fillimit të luftës në Prijedor dhe rrethinat e tij.

Së shpejti do të kryhen testet e ADN-së për identifikimin e viktimave dhe vërtetimin e kësaj hipoteze.

“Rreth 3 300 persona ishin deklaruar të zhdukur në rajonin e Prijedorit pas përfundimit të luftës dhe rreth 1 200 të tjerë nuk janë gjetur ende”, nënvizoi Cengiç./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit