2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Bosnje e Hercegovinë, arrestohet presidenti Zivko Budimir

Më të lexuarat

Në Mostar është arrestuar presidenti i Federatës së Bosnje Hercegovinës, Zivko Budimir.

Arrestimi i Budimir erdhi pas pretendimeve se ai ka marrë të holla në këmbim të faljes së dënimeve të të burgosurve. Nga Prokuroria e BeH’së, mediave boshnjake u është dërguar njoftimi se, me urdhër të Prokurorisë së Gjykatës Supreme të BeH, zyrtarët e autorizuar policorë të Agjencisë Shtetërore për Hetime e Mbrojtje (SIPA) tashmë po kryejnë aktivitetet e hetimit në ndërtesën e Presidencës së BeH, në Saeraejvë, si dhe në ndërtesën e Qeverisë së Federatës, në Mostar. Në shënjestër të këtyre aksioneve janë dhjetëra persona që lidhen me vepra penale nga fusha e korrupsionit, mitmarrjes, dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, por edhe të vënies në qarkullim të drogave, dhe për krim të organizuar. Në shumë lokacione në BeH aktualisht po kryhen bastisje të shumta./bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit