11.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Bosnjë: Dy serbë janë arrestuar për masakrën e Srebrenicës

Më të lexuarat

Policia në Bosnjë Hercegovinë thotë se dy serbë janë arrestuar lidhur me dyshimin për involvim në masakrën e Srebrenicës, ku janë vrarë mijëra djem e burra myslimanë, gjatë luftës në periudhën 1992-95.

Zyra e prokurorit ka njoftuar se ish komandanti ushtarak serb i Bosnjës, Ostoja Stanishiq, dhe ish zëvendësi i tij Marko Millosheviq, janë arrestuar sot në rajonin e Zvornikut, në pjesën lindore të Bosnjës.
Ata janë të akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e afro 1000 prej 8000 djemve e burrave myslimanë, që u ekzekutuan nga forcat serbe pasi ato e morën Srebrenicën, në korrik të vitit 1995.
Stanishiqi ka dëshmuar në proceset gjyqësore kundër oficerëve serbë të Bosnjës në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime të Luftës në Hagë.
Në atë kohë ai pat thënë se nuk kishte marrë pjesë në vrasje./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit