Një gjykatë në Bosnjë dënoi me burgime 15-22 vjeçare katër ish-policë serbë, pasi vërtetoi fajësinë e tyre për krime lufte. Gjykata e Apelit e Sarajevës dënoi katër shtetasit serbo-boshnjakë, të cilët në kohën e luftës së Bosnjës për pavarësi (1992-95) ishin përfshirë direkt në masakrën e Prijedorit.
E ndodhur 50 kilometra në lindje të Banja Llukës, kryeqendrës së serbëve në Bosnjë, kjo qytezë ishte në planet e gjeneralëve Karaxhiq e Mlladiq për spastrim etnik, në mënyrë që të krijohet një shtet i populluar krejtësisht nga serbët.
Në masakrën e Prijedorit u ekzekutuan me qindra meshkuj boshnjakë dhe katër policët ishin nga ata që kryen personalisht ekzekutimet.
Ky ishte përfundimi i arritur prej gjykatës, që shpalli dënimet për krime ndaj njerëzimit dhe gjenocid, raporton TCH.
Ndonëse është masakra e Srbrenicës ajo që veçohet kryesisht midis mizorive të paraushtarakëve serbë në Bosnjë, për shkak të asgjësimit të 8 mijë myslimanëve në dy ditë, masakra e Prijedorit është një prej më të rëndave të ndodhura që prej Luftës së Dytë Botërore, me 5 200 boshnjakë të zhdukur gjatë ditëve të luftës.