-2.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Bosch: Serbët e Kosovës gëzojnë të drejta, më shumë se çdo minoritet tjetër në botë

Më të lexuarat

Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, duke komentuar veprimet e deputetëve serbë të Listës Serbe, tha se ‘ata ankohen gjatë gjithë kohës, pa nevojë dhe se me këtë bojkot vetëm po e dëmtojnë veten’.
 
Në një intervistë ambasadori Bosch tha se nuk është menquri për një parti politike që është aty, të mos vërtetë aty.
 
“Duke mos marrë pjesë në asnjë proces shtetëror , ata edhe nuk mund të marrin vendime, prandaj krejt kjo situatë shkon në dëm të tyre”, është shprehur Bosch, i cili përcolli edhe një mesazh për deputetët e Listës Serbe.
 
“Kthehuni në institucione, mos u ankohuni, tregohuni të mirësjellshëm, dëshmoni që e doni këtë vend. Nuk është në rregull që gjatë gjithë kohës, të thuhet se serbët po jetojnë keq në Kosovë, dhe se po trajtohen keq. Serbët nuk trajtohen keq në Kosovë, ata trajtohen mirë. Dhe nëse njerëzit nuk po jetojnë mirë është sepse shumë njerëz nuk po jetojnë mire”, tha ndër tjerash Bosch.
 
Ai shtojë, se personat që po e lëshojnë Kosovën, nuk janë serbët, por janë shqiotarët.
 
“Shikoni se kush po lëshon Kosovën, nuk janë serbët që po ikin prej Kosovës, por shqiptarët po ikin. Prandaj jeta nuk është e mirë për shumë njerëz, dhe nëse serbet thonë se nuk po jetojnë mirë, nuk ka të bëj asgjë me serbët, por me vendin. Vendi është ai që nuk është mirë, prandaj, mos ankohuni gjatë gjithë kohës që nuk po jetoni mirë vetëm pse jeni serbë, sepse kjo edhe i irriton të tjerët. Punoni për bashkim e jo për ndarje”, u shpreh Bosch, duke shtuar se ‘Të drejtat e minoritetëve serbë në Kosovë, janë më të mira se të drejtat e të gjitha minoriteteve në botë”../kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit