Borziloku (Ocimum basilicum) është një bimë e gjelbër, me gjethe ovale dhe një aromë specifike. Ajo gjendet në 6 lloje të ndryshme, të cilat kanë ndryshime në shije dhe në paraqitje. Borziloku ka fuqi të shumta antioksidante që na mundësojnë një dietë të shëndetshme dhe një mënyrë jetesë të mirë, gjithashtu ndihmojnë mbrojtjen nga dëmtimi i radikaleve të lira, kancerit dhe plakjes.
Beta-caroteni është një nga këta antioksidantë , që kthehet në vitamin A për trupin. Parandalon oksidimin e kolesterolit dhe mbron zemrën. Gjithashtu parandalon artritin rheumatoid, astmën, osteoartritin që në shumë raste janë rezultat i dëmtimit nga radikalet e lira. Borziloku ofron një numër të madh përfitimesh si:
Antibiotikë natyralë
Sipas kërkimeve shkencore, borziloku nxit sistemin tonë imunitar (mbrojtës). Ka veti anti-septike dhe antibakteriale dhe për pasojë mund të trajtojë shumë infeksione bakteriale.
Mbron zemrën dhe enët e gjakut
kjo bimë është e pasur me vitaminën B6 dhe magnez. Magnezi ka aftësinë të parandalojë atakun kardiak dhe forcon sistemin kardiovaskular. Vitamin B6 ka aftësi të luftojë grumbullimin e përbërsve të dëmshëm si homocisteina. Gjithashtu ul rrezikun e aritmisë dhe relakson muskujt.
Borziloku në gatim
Borziloku është një ndër erëzat më të rëndësishme në të gjithë kuzhinat e botës. Kjo duket dhe nga fakti se sa të pafundme janë recetat që përgatiten me të. Gjithsesi ju duhet të dini që duhet të hidhni borzilok pasi gatimi ka mbaruar në mënyrë që mos t’i ndryshojë shija. Zgjidheni të freskët pasi ashtu ka një shije të fortë. Por borziloku nuk përdoret vetëm si erëz. Çaji i borzilokut është pafund i shijshëm dhe i shëndetshëm. Vendosni disa gjethe borzilok në çajnik me ujë të ngrohtë dhe lëreni për 8 minuta. Më pas uluni, nuhateni dhe shijojeni! Mund ta përdorni dhe në përgatitjen e ëmbëlsirave apo smoothie të ndryshme. Provoni të grini borzilok dhe ta përzieni me lëng limoni. Shtoni ujë, sheqer dhe disa kuba akulli. Ndizeni blenderin dhe ajo që ju do të shihni do të jetë një “ëmbëlsirë akulli në stilin Mesdhetar”. Mund t’a kombinoni si sallatë italiane me domate, mocarela. Por qershia mbi tortë është ajo që në të gjithë botën njihet me emrin “Pesto Gjenoveze”.
Përgatitet me stika pishë, salcë borziloku, djathë parmigiano. Salca e borzilokut përgatitet me vaj ulliri, hudhra dhe borzilok të grirë. Serviret me oriz, pasta dhe brusketa./rsh