4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Borxhi publik prej 5 miliardë eurosh i Maqedonisë: ja pse dhe cila është rrugëdalja sipas ekspertëve…

Më të lexuarat

Maqedonia shënon borxhin bublik më të lartë në historinë e saj. Këtë e ka bërë të ditur edhe zyrtarish uebfaqja Javendolg.mk(borxhipublik.mk) ku tregon se borxhi publik i Maqedonisë në mënyrë maramendëse po rritet në çdo sekondë, ndërsa për momentin arrin vlerën prej 5 000 041 000 eurosh (pesë miliard).

I llogaritur sipas prodhimit bruto vendor, borxhi publik kap vlerën prej 53.21 % të BPV-së, ndërsa në bazë statistikore çdo qytetar i Maqedonisë ka borxh në vlerë prej 2500 eurove. Të dhënat e publikuara në ueb faqen për borxhin publik janë vlerësime në bazë të të dhënave të fundit të Ministrisë së Financave dhe Entit shtetëror të statistikave.

Sipas ekspertit ekonomik Nasir Selimi, borxhi publik i Maqedonisë paraqet një tregues i rëndësishëm i ekonomisë së vendit, mbase ajo është një barrë e popullatës së vendit dhe mund të sjellë mungesën e kapitalit për një kohë më të gjatë.

“Vendet të cilët ballafaqohen me këtë gjendje ekonomike rrezikojnë që në të ardhmen të hasin në vështërësi të natyrave të ndryshme të ekonomisë. Aq më tepër situata mund të përkeqësohet në vendet me ekonomi që kanë rritje ekonomike të vogël siç është kjo e Maqedonisë”, deklaroi për tesheshi.com Nasir Selimi.

Rrugëdalja nga kjo situatë sipas Selimit është zvogëlimi i shpenzimeve të qeverisë së vendit ose zmadhimi i rritjes ekonomike.

“Maqedonia ka kohë që asnjërën nga këto dy faktorë nuk mund t`i realizojë. E para kërkon zvogëlimin e administratës shtetërore dhe shtrëngimin e rripit, ndërsa e dyta kërkon rritjen e produktivitetit të punës dhe forcimin e konkurrueshmërisë në tregun global”, shtoi Selimi.

Nga ana tjetër profesori universitar i ekonomisë, Gadaf Rexhepi, thotë se Maqedonia nuk guxon të ngushëllohet me faktin që shtetet tjera kanë borxh publik më të lartë, për arsye që ato shtete për nga aspekti ekonomik janë shtetë më të zhvilluara dhe se nuk marrin borxhe për t’i paguar pagat e punëtorëve por në investime fitimprurëse.

“Fatkeqësisht, rritja e borxhit publik edhe më tej vazhdon! Tani me përmasa edhe më serioze pasi që ajo kap vlerën 52% të BPV-së. Qeveria ende vazhdon të deklaron se kjo nuk është ndonjë përqindje shumë e lartë pasi që shumë shtete tjera kanë edhe më shumë borxh publik. Gjithsesi, se është e saktë që ka shtete që janë shumë stabile si ekonomi me borxhe më të mëdha se Maqedonia, por do të ishte absurde të bëhet një krahasim i tillë. Këto shtete kanë fuqi të madhe ekonomike dhe zhvillim kontinuel të shëndoshë ekonomik, huazimet kryesisht janë marrë për të përmirësuar infrastrukturën e cila në të ardhmen do të përmirëson edhe më shumë ekonomitë e tyre. Në Maqedoni borxhi është marrur kryesisht për të mbuluar dështimin ekonomik dhe për të mjegulluar gjendjen ekonomike dhe të tregojnë që kemi zhvillim ekonomik. Nëse i shihni statistikat e fundit mund të vëreni që në Maqedoni shumica e industrive kanë rrënie përveç sektorit të ndërtimtarisë ku fatkeqësisht pjesa më e madhe e këtyre borxheve është e orientuar”, deklaroi për tesheshi.com Gadaf Rexhepi.

Po ashtu ekspertët ekonomikw në Maqedoni vlerësojnë se kriza ekonomike, dhe borxhi i lartë publik vjen si refleksion i krizës politike dhe institucioneve të bllokuara. /tesheshi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit