Maqedonia po punon kundër vetvetes. Përkundër kontestit me Greqinë, Maqedonisë po i del problem edhe me Bullgarinë. Këtë herë për historinë. Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, ka reaguar ndaj vendimit të Shkupit zyrtar që në ceremoninë tek varri i Goce Dellçevit, lule të mos vendos ambasadori i Bullgarisë në Maqedoni Ivan Petkov.
Borisov tha se ky hap i Maqedonisë është kundër-produktiv ndërsa porositi se Maqedonia nuk duhet të harrojë se Bullgaria e ka njohur shtetin dhe u ka dhënë armatim. “Ata sigurisht nuk e kuptojnë se sa është e rëndësishme për Maqedoninë të hyjë në Bashkimin Evropian. Nga ministri jonë e dimë se është dërguar notë proteste deri tek ministria e tyre e punëve të jashtme. Kolegut atje do ti thoja se nuk është në rregull të bëjnë kështu. Ne jemi fqinjë, ne jemi popull vëllazëror, ne të parët ua njohëm shtetin, u dhamë armatim, mirë është që ti mbajnë në mend ato punë. Ata do të vijnë një ditë dhe do të kërkojnë ndihmë nga ne për shkak se do ti nevojitet ndihmë. Shihni Serbinë, edhe sa shtete tjera vijnë, edhe Kroacisë i ndihmuam. Është punë e tyre”, deklaroi Bojko Borisov, kryeministër i Bullgarisë. Në shenjë revolte për këtë skandal, disa qytetar bullgar dhe shtetas të Bullgarisë që jetojnë në Maqedoni, mbrëmë protestuan para ambasadës së Maqedonisë në Sofje. “Ambasadori ynë nuk është person privat. Ai e përfaqëson shtetin tonë. Sjellja e atillë ndaj ambasadorit tonë është sulm ndaj Bullgarisë. E aq më keq është fakti se ajo është politika zyrtare e shtetit të Maqedonisë. Ajo duhet të ndërrohet”. “Unë nuk protestoj vetëm kundër autoriteteve maqedonase, por edhe atyre bullgare. Ajo politikë impotente tregon se ne jemi viktima të politikës maqedonasee por edhe asja bullgare”. “Ky është provokim i autoriteteve në Maqedonisë. Ne kërkojmë nga Ministria e Punëve të Jashtme menjëherë ta ndërrojë qëndrimin për mbështetje të pakushtëzueshme për Maqedoninë. Mbështetje për Maqedoninë mund të ketë vetëm atëherë kur do të ndërpriten të trazojnë qytetarët bullgarë”. Ndaj incidentit në fjalë ka reaguar edhe presidenti i Bullgarisë Rosen Plevneliev si dhe ministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë Nikollaj Mlladenov, duke vlerësuar se ky incident mund të dëmtojë marrëdhëniet bilaterale si dhe mund të ndodh që Bullgaria të mendojë ta bllokojë Maqedoninë të bëhet anëtare e BE-së./alsat/kohaislame