Kosova gjatë fundjavës do të përfshihet nga moti i ftohtë dhe vende-vende edhe nga reshjet e para të borës.
Sylë Tahirsylaj, Drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ka deklaruar për Indeksonline se gjatë fundjavës do të këtë një mot jo stabil, i cili do të përcillet me reshje shiu dhe në vendet kodrinoro- malore do të këtë edhe reshje të borës.
Ai tha se moti do të destabilizohet të shtunën pasdite, ndërsa temperaturat do të luhatën nga 0 deri në 7 gradë celsius. Moti i ftohtë është parashikuar në gjithë Ballkanin.kohaislame