1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bora mbulon kampet e refugjatëve sirianë.

Më të lexuarat

Moti i ftohtë dhe reshjet e dëborës kanë shkaktuar vështirësi të mëdha për refugjatët dhe të pastrehët sirianë. Prej mëse dy javësh në zonat në veri të Sirisë dhe të Libanit reshjet e shiut dhe borës kanë qenë të dendura, si pasojë janë përmbytur dhe shkatërruar disa kampe refugjatësh. Kriza më e madhe po përjetohet në territorin e Libanit në zonën që njihet me emrin Arsalan. I gjithë kampi i mbuluar me borë, mangësi në ushqime dhe ilaçe ka shkaktuar edhe viktima.

Fondacioni i Katarit ka filluar një fushatë mbledhje të ndihmave nën moton “Shpëtoni Arsalanin”. Qëllimi i fondacionit është mbledhja e 5.5 milion dollarëve ndihma për përmbushjen e nevojave kryesore si, ushqime, ilaçe, çadra dhe mjete shëndetsore. Qëllimi kryesor përmbushja e nevojave të refugjatëve në këto zona.

Vetëm javën e shkuar Fondacioni i Katarit ka arritur tu vijë në ndihmë rreth 17 mijë refugjatëve. Projekti i ndihmës përfshin edhe kampet në Jordani dhe brenda territorit të Sirisë dhe llogaritet që të përfitojnë nga ky projekt ndihme afërsisht 2 milion refugjatë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit