Reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimi në disa akse rrugore. Si reshjeve të borës është bllokuar tërësisht magjistralja Pejë – Prishtinë, nga disa kamionë, në vendi e quajtur “Koda e Dollëcit”.
Tashmë janë krijuar kolona të gjata të automjeteve dhe se në vend kanë dalë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët po përpiqen ta zhbllokojnë këtë magjistrale, transmeton Kosovapress.
Situata e rënduar nëpër disa nga rrugët e Kosovës konfirmohet edhe nga policia e Kosovës, e cili bënë thirrje ndaj shoferëve të automjeteve që të rrisin kujdesin dhe t’u përshtaten kushteve, duke pasur me vete edhe pajisjet dimërore.
“Policia e Kosovës kërkon nga drejtuesit e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor, t’u përshtaten kushteve atmosferike si dhe të përdorin zinxhirët gjatë lëvizjes në akset rrugore ku bora dhe ngricat mund të janë të pranishme, e sidomos në orët e vona kur temperaturat mund te jenë të ulëta e të paraqiten ngrica”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës. /Tg/kohaislame