2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

BMW shpalos detajet për gjeneratën e re të Serisë 7

Më të lexuarat

BMW ka shpalosur detajet e para zyrtare për gjeneratën e re të Serisë 7.
 
Kompania gjermane ka shpjeguar se modeli i ardhshëm do të jetë më i lehtë për 130 kilogramë në krahasim me modelin e kaluar. 
 
Detaj tjetër i rëndësishëm është se gjenerata e re e Serisë 7 do të ketë linjën më të re të motorëve me gjashtë cilindra dhe me marsh prej tetë shpejtësish.
 
Seria 7 e vitit 2016, sipas BMW-së, do të jetë “e sofistikuar me teknologjinë më të lartë dhe me sistem shumë të mirë të kontrollimit”.
 
Modeli i ri po ashtu sjell sistemin operativ të informimit iDrive që ka një ekran të ndjeshëm në prekje. Shtesë tjetër është kontrollimi teknologjik përmes gjesteve, që mundëson kontrollimin e pajisjeve përmes lëvizjes së dorës. Kjo arrihet përmes sensorit 3D.
 
Sistemi tjetër i ndihmës në parkim është shtesa tjetër në Serinë 7./Koha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit