30-vjetorin e rrëzimit të murit të Berlinit, BMW-ja po e shënon me një film të shkurtër, të titulluar “The Small Escape” (“Ika e Vogël”), në të cilin rrëfehet historia e një dëshire për liri dhe e një aftësie inxhinierike.
Në film përshkruhet një ngjarje që ka ndodhur në maj të vitit 1964, ku Klaus-Gunter Jacobi, tani 79-vjeçar, me një BMW Isetta ka arritur që të transportojë mikun e tij Manfred Koster nga Berlini Lindor në Berlinin Perëndimor.
Familja e Jacobit u largua nga Berlini Lindor në vitin 1958, tre vjet para se të ndërtohej Muri. Kur miku i tij i vjetër, Manfred Koster, e ka lutur që ta ndihmonte që të ikte nga pjesa lindore e Gjermanisë, Jacobi bëri një plan për ta dërguar atë në pjesën perëndimore duke e fshehur në një BMW Isetta të modifikuar, vetëm 2.3 metra i gjatë./koha
Për më tepër, shikoni filmin e shkurtër.