1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

BMW prezanton kabrioletin nga Serie 4

Më të lexuarat

Këto ditë janë postuar fotografitë e para zyrtare të BMW Serie-4 kabriolet, ndërsa paraqitja e parë publike e kësaj veture pritet të bëhet në nëntor të këtij viti gjatë panairit të veturave në Los Angeles.

BMW Serie-4 kabriolet ka huazuar dizajnin e versionit kupe i cili është prezantuar muaj më parë. Dallimi i vetëm në mes këtyre dy veturave është në siluetë, ndërsa kabrioleti siç është bërë e ditur do të ketë kapak të mbylljes së tavanit prej tri pjesëve montuese.

Detajet rreth fuqisë motorike ende nuk janë bërë të ditura, por besohet se edhe ajo do të huazohet nga versioni kupe. Që do të thotë se blerësit do të mund të zgjedhin në mes dy motorëve me benzinë dhe një me naftë.

Modeli më i dobët sa i përket fuqisë motorike do të jetë ai 428i kabriolet, me 2.0 litra me katër cilindra që prodhon 245 KF apo 180 KW.
Ndërsa ai më i fortë do të jetë 435i kabriolet me 3.0 litra me gjashtë cilindra që ka 306 KF. Versioni me naftë (diesel) do të jetë ai i 420d kabriolet me 184 KF./portalb/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit