1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

BMW paralajmëron modelin e tretë të linjës “i”

Më të lexuarat

BMW ka njoftuar se ka nisur të punojë në dizajnin e modelit të tretë të linjës “i”.
 
Në një intervistë për “AutomotiveNewsEurope”, shefi i BMW-së Klaus Froehlich ka thënë se kompania “është duke mbledhur ide për konceptin e veturës së tretë”.
 
Ai përjashtoi mundësinë që gjenerata e tretë X5 mund të vijë me një model “i” duke thënë se linja e veturave elektrike duhet të ketë modele të veçanta dhe jo të bazuara në ndonjë veturë tjetër.
 
Froehlich tregoi se modeli i tretë i linjës “i”do të vijë para vitit 2020 dhe deri atëherë BMW do të fokusohet në modelet aktuale i3 dhe i8.
 
Ai njoftoi se modelet e tanishme të linjës “i” janë përmirësuar deri në 20 për qind në tri vjetët e fundit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit