-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

BMW befason me M235i

Më të lexuarat

Kompania bavareze BMW këto ditë është duke marrë pjesë në panairin e veturave në Amerikë, ku edhe po prezanton modelin e fundit të M235i i cili besohet se është më i shpejti në linjën e Serie 2.
Edhe pse ende nuk dihet nëse BMW do të lansojë në treg modelin M2 apo do të qëndrojë me emrin M235i. Kjo veturë shumë shpejt pritet të jetë e disponueshme në tregun amerikan me një çmim fillestar prej 44.025 dollarë, por kjo veturë vërtetë është e fuqishme pasi shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për vetëm 4.8 sekonda, derisa transmisioni automatik me tetë shpejtësi i ndihmon të manovrojë më lirshëm.
Nën kapak fshihet motori gjigant me 3.0 litra TwinPower Turbo që prodhon plot 326 kuaj fuqi, dhe falë kësaj fuqie motorike kap shpejtësinë maksimale prej 250 km/h. Por nëse preferoni transmision manual, atëherë mund të porositni modelin me ndërrues manual me gjashtë shpejtësi por që shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 5 sekonda, që i bie të jetë për 0.2 më i ngadalshëm se ai me ndërrues automatik./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit