3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bloomberg: Nuk do të kandidoj për president

Më të lexuarat

WASHINGTON (AA) – Ish-kryebashkiaku i New York-ut, Michael Bloomberg të hënën njoftoi se nuk do të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si kandidat i pavarur, raporton Anadolu Agency (AA).

Si arsyeje kryesore të këtij vendimi Bloomberg përmendi dyshimin se me këtë do të mund të marrë votat e kandidatëve demokratë dhe të ndihmojë miliarderin republikan Donald Trump apo senatorin Ted Cruz të Teksasit që njëri prej tyre të bëhet president i SHBA-ve. “Ky nuk është një rrezik që mund të ndërmarrë në ndërgjegje të shëndoshë. Trump ka zhvilluar fushatën më të ndarë dhe më demagogjike presidenciale që mund të mbajë mend, e cila ushqehet me paragjykime njerëzore dhe frikë”, shkroi Bloomberg në kolumnën e botuar në faqen e tij zyrtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit