Google ka krijuar një shtojcë të quajtur ‘Personal Blocklist’ për shfletuesin e vet Chrome.
Ideja e kësaj shtojce është të ndihmohen përdoruesit që të bllokojnë me lehtësi faqet ueb me përmbajtje reklamash që nuk kanë lidhje me kërkimin tuaj. Ja se si të filloni:
Së pari duhet të instaloni Personal Blocklist në shfletuesin tuaj Chrome.
Pastaj, bëni një kërkim për diçka në Google. Do të vëreni një link të ri me ngjyrë të kaltër afër rezultateve të kërkimit në Google (‘Block…’ dhe emrin e faqes). Një klikim i thjeshtë në këtë link do ta bllokojë atë që të mos shfaqet më në rezultatet e kërkimit në Google.
Mos harroni, shtojca është një listë personale e bllokimit. Kjo nënkupton se, nëse shkoni tek një kompjuter tjetër, ato uebfaqe do të paraqiten sërish në rezultatet e kërkimit, për sa kohë nuk i eksportoni parametrat nga kompjuteri në të cilin i keni bllokuar ato faqe.
Ju mund të kontrolloni, ndryshoni dhe fshini domeinet e bllokuar duke klikuar në Personal Blocklist në shiritin e toolbar-it të Chrome. Ky buton mund të shërbejë edhe si një metodë për bllokimin e faqes që jeni duke parë për momentin.
Në të ardhmen, Google mund t’i përdorë këto parametra për të ndihmuar filtrimin automatik të uebfaqeve të bllokuara së fundi, por për momentin, tani është Personal Blocklist. (PC World Albanian)/kohaislame