-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Bllokohet Zyra për Migracion e Kantonit të Lucernit

Më të lexuarat

Me këtë aksion është synuar që opinionit t`i bëhet e qartë se në çfarë “kushtesh çnjerëzore” detyrohen të jetojnë njerëzit në Zvicër
 
„Würde statt Hürde“ (Dinjitet në vend të pengesave) mban emrin aksioni me të cilin rreth dyzet aktivistë kanë bllokuar në mëngjesin e të hënës Zyrën për Migracion të Kantonit të Lucernit. Ky grupim aktivistësh me aksionet e tij synon të sensibilizojë opinionin me kushtet e mjerueshme në të cilat, sipas tyre, jetojnë emigrantët në Zvicër.
 
Sipas një komunikate që kanë lëshuar, me aksionin konkret aktivistët reagojnë lidhur me tentimin për vetëvrasje që kanë bërë dy azilkërkues në regjion, të cilëve u ishte ndarë ndihma emergjente. Bëhet fjalë për ndihmën më të ulët, të mjaftueshme vetëm për mbijetesë, që u jepet azilkërkuesve të cilët kanë marrë nga autoritetet e vendit vendimin për të lëshuar Zvicrën.
 
Po ashtu me këtë aksion është synuar që opinionit t`i bëhet e qartë se në çfarë kushte çnjerëzore detyrohen të jetojnë njerëzit në Zvicër, ka thënë për mediet një zëdhënëse e grupit.
 
12 nga aktivistët kanë hyrë në ndërtesë ndërsa 30 të tjerë, me transparente kanë protestuar në hyrje të ndërtesës, shkruan 20minuten.ch. Pak para orës 12 bllokimi simbolik ka përfunduar.
 
Përgjegjësit e Zyrës kanë deklaruar për shtyp se aksioni ka kaluar pa probleme dhe në mënyrë të qetë.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit