I ftohti i madh që ka kapluar pjesën më të madhe të Amerikës ka detyruar Mariah Grove të mbyllet në shtëpi dhe të lind fëmijën pa ndihmën e askujt. Edhe pse pranë saj nuk i kishte qëndruar as edhe një njeri, Mariah kishte arritur me sukses të sjellë në jetë vajzën e saj Evangeline Beatrix Grove.
“Lindja e vajzës ishte paraparë të ndodh më 21 janar, por dhimbjet filluan të më ngacmojnë të dielën kur bora e madhe bllokoi edhe derën kryesore të shtëpisë sime. Dhe kur më shpërthyen ujërat mendova se këtu merr fund jeta ime, por me ndihmën e zotit gjithçka përfundoi si është më së miri. Kurrë nuk kam menduar që një gjë e tillë do të më ndodhë por nuk i dihet jetës”, ka deklaruar Grove për televizionin ABC.
Ajo çfarë e bën këtë tregim edhe më interesant është fakti që Mariah gjithmonë kishte ëndërruar të lind vogëlushen në shtëpi, por jo edhe pa ndihmën e askujt duke marrë parasysh se procesi i lindjes kërkon pastërti dhe pajisje të ndryshme medicinale.(Tribuna)