Në Gjykatën e Supreme e Kosovës, ka vazhduar seanca gjyqësore ndaj gjashtë të pandehurve: Sadik Abazi, Fahredin Gashi, Driton Hajdari, Bekim Syla, Shaban Syla dhe Shpresim Uka.
Trupi Gjykues i EULEX-it përbëhej nga kryetari Tore Tomasen dhe prokuroria speciale Ema Rizato, i pranishëm ishte dëshmitarit bashkëpunues Nazim Bllaca në çështjen penale të njohur si “Bllaca 2”, i cili është marr në pyetje nga avokatët mbrojtës rreth deklaratave dhe ngjarjeve që kanë ndodhur. Edhe në Gjykatën Supreme të Kosovës, ashtu sikur vinte edhe në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës, dëshmitari Nazim Bllaca, ka ardhur i shoqëruar me mjet të blinduar të policisë së EULEX-it dhe i veshur me anti plumb dhe me forca speciale. Marrja në pyetje ka vazhduar nga avokati mbrojtës i Fahredin Gashit, Tahir Rrecaj, i cili edhe sot i ka kërkuar Trupit Gjykues që i mbrojturi i tij të lihet i lirë, sepse ka probleme shëndetësore, por Trupi Gjykues, në bazë të një raporti mjekësor ka thënë se i pandehuri mund të vazhdoi të marr pjesë në seancë. Më pas avokati Tahir Rrecaj vazhdoi me pyetje ndaj dëshmitarit bashkëpunues rreth aksioneve të ndryshme. Dëshmitari bashkëpunues ka treguar se për rreth tre vjet ka marrë rrogë nga SHIK-u./BS/kohaislame