-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Blindohet” Kukësi, forca të shumta RENEA për arrestimin e protestuesve

Më të lexuarat

Qyteti i Kukësit është zgjuar të dielën i “pushtuar” nga forca të shumta RENEA, një ditë pas protestës kundër taksës së “Rrugës së Kombit”, protestë që degjeneroi në dhunë.

Sipas banorëve, policia ka ardhur në shtëpitë e tyre natën për të arrestuar pjesëmarrësit në këtë protestë.

Familjarët e personave të shoqëruar në komisariat thonë se efektivët e policisë kanë ushtruar dhunë nëpër banesa në orët e para të mëngjesit.

Të shtunën, protestuesit dogjën dhe shkatërruan sportelet e vjeljes së taksës së rrugës, të vendosura nga koncesionari, ndërsa paralajmëruan se do të rikthehen të bëjnë të njëjtën gjë nëse ato do të rivendosen sërish në funksion./TCh/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit