-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Bleta dhe besimtarët

Më të lexuarat

Pejgamberi, (a.s.), e ka shpjeguar ngjashmërinë e besimtarit me bletën në mënyrë koncize dhe interesante: “Betohem për Allahun, në lejen dhe fuqinë e të Cilit është jeta ime, besimtari është si bleta, e cila ha pastër, prodhon atë që është e pastër dhe nuk e thyen dhe e prish vendin ku qëndron.”

(Ahmed b. Hanbel, Müsned, 2/199) Bleta zë një vend të veçantë në botën e gjallë. Një sure e Kuranit të Madhërishëm quhet Bleta-Nahl. Bleta është nderuar në shpalljen, pra në frymëzimin e Allahut. Allahu i ka dhënë asaj instiktin dhe mjeshtërinë për të prodhuar mjaltë.

Allahu i Lartësuar, në lidhje me bletën thotë: “Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke thënë): ‘Ndërto shtëpi në male dhe në drurë dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerëzit! Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!’ Nga barku i tyre del lëng me ngjyra të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtet, kjo është shenjë për ata që përsiatin (meditojnë).” (Nahl, 68-69)

Bleta është njëkohësisht simboli i zelltarisë dhe i disiplinës. “Punon si bletë” i thuhet njeriut që punon shumë. Bletët punojnë në bashkësi. Sipas të dhënave, një bletë mund të mbijetojë e vetme vetëm dy ose tri ditë, ndërsa dy bletë mund të mbijetojnë së bashku deri në një javë. Në një koshere (zgjua) gjenden pesëdhjetë-gjashtëdhjetë mijë bletë.

Nuk ka koshereme më pak se dyzet mijë bletë. Kjo gjendje tregon forcën dhe begatinë e bashkësisë. Për formimin e mjaltit kërkohet punë e madhe dhe disiplinë. Për të nxjerrë gjysmë kilogram mjaltë, nevojitet nektar lulesh, në të cilat janë ulur 37 mijë bletë.

Të fluturosh në distanca të largëta, të zgjedhësh lule të dobishme, të kthehesh në të njëjtën koshere pa e ngatërruar aspak atë, është e mundur vetëm me frymëzimin hyjnor dhe aftësinë që Allahu ia ka dhuruar asaj. Është e pamundur ta shpjegosh në më- nyrë tjetër këtë punë të mrekullueshme.

Siç janë shenjat e bletës ushqyerja e pastër, mosdëmtimi dhe mosprishja, lëvizja në përputhje me shpalljen dhe frymëzimin hyjnor, ashtu edhe shenjat e besimtarit janë fitimi hallall, të ngrënët hallall, të japësh gosti hallall dhe të pastër, të mos shqetësosh të tjerët kur siguron të ardhura dhe mosprishja e rendit të tregtimit.

Një besimtar i përkryer sillet si bletë punëtore në mënyrën dhe drejtimin që i ka treguar Allahu, hap punë dhe shërbime të dobishme, si për vete ashtu edhe për të tjerët. Siç është shërim mjalti që bleta e prodhon të pastër, po ashtu janë shëruese edhe ato që kanë fituar dhe prodhuar besimtarët.

Ndërsa haramet janë në dispozitën e helmit, që shkatërrojnë strukturën shpirtërore të individit e të shoqërisë dhe dëmi përcillet brez pas brezi. Thonë se nuk ka ndërtesë harami. Nëse besimi i pastër është ushqimi i shpirtit, ushqyerja e trupit bëhet me ushqime të pastra dhe hallall.

Allahu i Lartësuar na urdhëron të sigurojmë të ardhura dhe t’i shpenzojmë ato në mënyrë të lejuar (hallall). “O njerëz! Ushqehuni me të gjitha ato gjëra të lejuara e të mira që gjenden në Tokë…” (Bekare, 168) “Mos ia merrni pasurinë njëri-tjetrit padrejtë- sisht!

Dhe mos u bëni mitdhënës te gjykatësit për t’ua përvetësuar në mënyrë të paligjshme dhe me vetëdije njerëzve një pjesë të mallit.” (Bekare, 188) “… Profeti (që nuk di shkrim e lexim, të cilin ata do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre, në Teurat dhe Ungjill) do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, …” (A’raf, 157) Besimtari është punëtor si bleta.

Përshkon distanca të largëta për të siguruar të ardhura hallall. Sjellja e tij në këtë mënyrë është urdhër i Allahut, i cili thotë: “Ai jua ka bërë Tokën të përdorshme (ua ka nënshtruar juve), andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë, që ju ka dhënë Ai.

Si të ringjalleni, do të ktheheni tek Ai.” (Mulk, 15) Kushti më minimal është që fitimi të jetë hallall (i lejuar). Përveç kësaj, kërkohet të jetë i pastër dhe cilësor. Në përgjithësi, mjalti është shërim. Ndërsa cilësia e mjaltit dhe proporcioni shërues, ndryshon sipas veçorive të mjedisit dhe bimëve.

Mjaltrat e tjera nuk kanë cilësi të ngjashme me mjaltin anzer. Ndërsa mjalti i luleve nuk ka shije të njëjtë me mjaltin e pishës. Si kjo edhe të ardhurat e fituara dhe ushqimet, aq sa të lejuara (hallall), të pastra dhe të ra- finuara dhe legjitime të jenë mënyrat e prodhimit, po aq do të jetë dobia dhe begatia e tyre.

Fitimi më i mirë është ai që arrihet nga puna e krahut dhe me djersën e ballit. Profeti, (a.s.), ka thënë: “Askush nuk ka ngrënë asgjë më të mirë sesa ushqimi që e ka fituar nga puna e duarve të veta. Pa dyshim se Daudi, (a.s.), i cili është i Dërguari i Allahut hante nga puna e duarve të veta.” (Buhari, Buju’ – Shitblerja, 15)/Mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit