1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Blerim Shala me pagë dhe me pagesë

Më të lexuarat

Qeveria e Kosovës, të mërkurën e ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e dhjetorit të vitit të kaluar nëpërmjet të cilit ishte përcaktuar paga e koordinatorit të dialogut politik, Blerim Shala.

Në vendimin e ri, vetëm është bërë ndryshimi i fjalës “pagë” me fjalën “pagesë”. Shalës i është lejuar pagesa në nivel të pagës që merr zv/ministri, apo 1030 euro në muaj, shkruan sot “Tribuna”.

Marrja e pagës së deputetit nga Qeveria ishte cilësuar nga ekspertët juridikë si shkelje e Kushtetutës.

Deputeti, sipas Kushtetutës nuk i detyrohet asnjë mandati detyrues dhe nuk merret me çështje ekzekutive. Me emërimin e Shalës në këtë pozitë, ka rrezikuar edhe presidentja Atifete Jahjaga që të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese.

Madje ekspertët kushtetues patën ardhur në përfundim se nëse dikush do ta inicionte lëndën në Kushtetuese, Jahjagën do të mund ta përcillte fati i dy pararendësve të saj, Fatmir Sejdiu dhe Behgjet Pacolli. Blerim Shalës, pos pagës i është mundësuar të ketë këshilltar, asistente dhe shofer.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit