2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Blerim Reka përcjell mesazh prekës nga Haraçina

Më të lexuarat

Kandidati për president, Prof. Blerim Reka, dje pasdite vazhdoi fushatën e tij në komunën e Haraçinës, ku u takua me mijëra qytetarë. Gjatë takimit, i shoqëruar ishte edhe nga lideri i Alenacës për Shqiptarët, Ziadin Sela si dhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Gjatë tubimit Prof. Blerim Reka tregoi edhe rëndësinë e kandidimit të tij, në veçanti vlerat dhe forcën që ka treguar Haraçina gjatë këtyre dekadave.

“Haraçina kreshnike, e cila nuk u përkul në vitin 2001 dhe nuk do të përkulet as ne 2019. Kandidimi im ka edhe simbolikën e bashkimit të shqiptarëve dhe kjo shihet edhe nga fjala që e unë e përdori nga besë-lidhja që vjen nga dy subjektet politike që përkrahën kandidimin tim.

Me këtë shqiptarët do ta zhdukin kompleksin e inferioritetit. Deri tani na thuhet se këto partitë që janë në pushtet ofrojnë shoqëri për të gjithë por ne duam shtet për të gjithë, ndërsa sot shteti nuk është për të gjithë. Mos pranoni oferta që janë të kamufluara për shkak se ato janë të dëmshme për shqiptarët. Nuk duhet të bëhemi makineri votuese, ju keni fuqinë që të zgjidhni se kënd dëshironi të votoni: vëllaun ose kojshitë. Të tjerët ju thoni se duhet ta votoni kojshinë në vend të vëllaut, unë ju them votoni vëllaun. Ju nuk do të tradhtoni mundin dhe veprën që e arritët ne 2001”, nënvizoi Prof. Blerim Reka.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit