1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Toni Bler: Jeta në Irak nuk është ashtu siç shpresoja

Më të lexuarat

Ish kryeministri britanik Toni Bler deklaroi se jeta në Irakun e sotëm, dhjetë vite pas rrëzimit të regjimit të Sadam Hyseinit, nuk është ashtu siç ka shpresuar se do të jetë.

Në intervistë për Bi-Bi-Si, në rastin e dhjetëvjetorit nga intervenimi ushtarak amerikano-britanik në Irak, Bler thotë se vendi ka shënuar përparim, por se ajo nuk është as afër deri te ajo ashtu siç duhet të jetë, duke menduar në këtë rast në sulmet e shpeshta terroriste.

Bler, megjithatë vlerëson se situata në kohën e Hyseinit ka qenë “shumë më e keqe”.

Ish kryeministri britanik thekson se çmimi i paguar për intervenimin ushtarak me jetat e britanikëve dhe të civilëve irakian është e lartë, por cek se miliona njerëz kanë vuajtur në kohën e “regjimit të Sadamit”, ndërsa mijëra ishin vrarë, si në pjesët ku jeton popullata kurde, ashtu edhe në kohën e luftës irakiano-iraniane.

Bler ishte kritikuar ashpër për vendimin e tij t’ju bashkangjitet amerikanëve në sulmin ndaj Bagdadit, ndërsa majtistja në partinë laburiste të tij dhe organizatat liberale britanike ende e akuzojnë se e ka “mashtruar” Parlamentin në Londër dhe se e ka “gënjyer” opinionin vendor për të siguruar përkrahje për intervenimin ushtarak.

Ai edhe më parë edhe tani i hedh poshtë akuzat e tilla, duke pohuar se politikanët ndonjëherë duhet të sjellin edhe vendime të cilat janë të rënda, ndërsa zgjedhja për to e shëmtuar. “Zgjedhja për Irakun ishte një rast i tillë”, thotë Toni Bler.

Intervenimi ushtarak fillloi me 20 mars të vitit 2003. Nga Iraku britanikët u tërhoqën në prill të vitit 2009. Gjithsej 179 britanikë ishin vrarë dhe humbën jetën gjatë atyre gjashtë viteve. Rreth 130 humbën jetën në operacione luftarake. Te irakianët besohet se në përleshje dhe sulme terroriste janë vrarë njëqind mijë njerëz.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit