Blendi Fevziu herë pas here tregon vlerësimin dhe simpatinë e madhe që kanë popullsi të ndryshme për atë. Së fundmi ai ka treguar se një pjesë e popullsisë në Algjeri, ka dalë ta presë dhe i janë lutur që të qëndrojë aty.
Drejtuesi i “Opinion” nuk ka pranuar kërkesën e tyre duke u kthyer sërish në atëdhe.
Duke treguar detaje nga aventurat e tij gjatë udhëtimeve, konkludohet se Fevziu është i njohur në vende të ndryshme të globit ku dalin e presin me taksi në aeroporte.
“Frika vjen kur ti nuk e njeh gjënë. Unë isha para pak ditësh në Algjeri, u futa në Kazban, një prej zonave që e quajnë të frikshme të qytetit dhe në jug, në fillimin e Saharasë që e quajnë jo dashamirëse me të huajt.
Aty ishin njerëz shumë miqësorë, më ftuan të pi çaj me 1 gisht yndyrë por punë e madhe, unë e ktheva.
Ata u kënaqën aq shumë sa nuk më linin të ikja, më pyesnin nga je, por nuk e qëllonin dot Shqipërinë.
Midis Italisë e Greqisë i them sepse nuk orientohen dot”, ka thënë Fevziu duke shmangur kështu një traum të madhe për popullin shqiptar që mund të vinte nga largimi i tij.