4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

BlackBerry koncentrohet veç në biznese!

Më të lexuarat

Kohë të vështira kanë ardhur për prodhuesin e telefonave BlackBerry, kompaninë Research In Motion.
Ky ishte mesazh i qartë nga drejtori i ri i RIM, Thorsten Heins, gjatë një konference për media e cila u mbajt të enjten, në lidhje me të ardhurat e kompanisë për tremujorin e fundit.

Jo vetëm që të ardhurat e kompanisë janë ulur nga 5.2 miliardë dollarë në 4.2 miliardë në tremujorin e fundit – por edhe bashkë-drejtuesi i kompanisë, Jim Balsille tani zyrtarisht është larguar, duke dhënë dorëheqje nga bordi i drejtorëve.

Megjithatë, Heins ka detajuar planin e tij për ta kthyer pjesën e humbur të tregut.

Ai ka thënë se kompania “nuk mund të ketë sukses duke u përpjekur të jetë e dashur për të gjithë”, duke aluduar se RIM do të rifokusohet në pikat e saj kryesore: ofrimi i plotë i shërbimeve për ndërmarrjet e biznesit. / Telegrafi / Kohaislame /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit