-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Biznesmeni shqiptar, pre e një sulmi racist

Më të lexuarat

Një biznesmen shqiptar në Britaninë e Madhe pretendon se ka rënë pre e një sulmi racist.
 
Paolo Duraj, pronar i restorantit Paolo’s Restaurant në Noruiç, tha se ka mbetur i shokuar dhe i mërzitur, kur pa se dyert dhe dritaret e restorantit ishin lyer me bojë të kuqe.
 
“Dua ta takoj personin që e bëri këtë dhe ta pyes ‘pse’”.
 
“Jam i shqetësuar për biznesin tim, kjo do më kushtojë rreth 800 sterlina për ta rregulluar”.
 
Duraj thotë se një person ka përdorur gjuhë raciste ndaj stafit të tij ditën përpara sulmit dhe mendon se sulmi është racist.
 
Duraj ka 20 vite që jeton në këtë zonë, pasi u vendos aty nga Shqipëria.
 
Ai është i martuar dhe ka një fëmijë.
 
“Ne e duam Noruiçin. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin në Angli, ky nuk është vend i botës së tretë,” tha ai.
 
Policia ka arrestuar një person për ngjarjen, por nuk jep shumë detaje./mapo
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit