2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Biznesi botëror i mahnitur me qëndrimin e Erdoanit natën e puçit

Më të lexuarat

“Natën e puçit ushtarak Turqia dha një provim të rëndësishëm në lidhje me demokracinë. Ne e ndoqëm me admirim qëndrimin që demonstroi Presidenti Erdoan atë natë”, thanë në Stamboll CEO-t e kompanive gjigande në një takim me Kryeministrin Jëlldërëm.

“Kemi besim tek Turqia, investimet do të vazhdojnë”, ishte mesazhi që dhanë kompanitë gjigande të sektorit automobilistik, financiar, hidrokarbureve dhe teknologjisë në një takim që patën në Stamboll me Kryeministrin Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım).

Ajo çfarë dalloi në këtë takim ishin tentativa për grusht shteti e 15 korrikut dhe besimi ndaj ekonomisë turke. Shefat ekzekutivë të firmave pjesëmarrëse në fjalën që morën tek e tek në takimin me kryeministrin turk tërhoqën vëmendjen në ndryshimin që ekziston ndërmjet perceptimit që kërkohet të krijohet pas tentativës së dështuar të grushtit të shtetit dhe perspektivës ekzistuese ekonomike të vendit.

Turqia doli e suksesshme në përballjen me tentativën e FETO-s për grusht shteti, thanë përfaqësuesit e gjigandëve botërorë, duke shtuar se “u përmbys perceptimi i shfaqur. Turqia dha një provim të rëndësishëm në lidhje me demokracinë. Ne e ndoqëm me admirim qëndrimin që demonstroi Presidenti Erdoan atë natë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit