3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Bizneset Kosovare nisen vikendin e ardhshëm për 54 orë

Më të lexuarat

Nisja e një biznesi për shumëkënd është një hap i madh, i mundimshëm dhe që konsumon shumë kohë e energji, megjithatë janë disa të “çmendur” që mendojnë se nisja e një biznesi mund të bëhet brenda 54 orëve.
Kështu thonë organizatorët e Startup Weekend Prishtina, të cilët po organizojnë këtë ngjarje për herë të tretë në Prishtinë, kësaj radhe si pjesë të garës më të madhe në botë për startups, Global Startup Battle, ku gjatë vikendit 9-11 nëntor do të mbahen ngjarje në më shumë se 130 qytete të botës me më shumë 1,300 ekipe në garë.

Pjesëmarrësit në Startup Weekend Prishtina do të mund të garojnë për shpërblimet prej sponzorëve lokal, dhe më pas ekipi fitues që do të zgjidhet nga juria do të avancojë për në Global Startup Battle, ku do të inicizojë një video 90 sekondëshe për të përshkruar idenë e tyre dhe për të garuar me fituesin e secilit qytet tjetër nëpër botë. Pas kësaj juria profesionale me ekspert ndërkombëtar do të zgjedh një ekip unik prej 15 startups, të cilët do të seleksionohen prej një procesi votimi në Facebook.

Shpërblimet në Kosovë

Deri më tani për pjesëmarrësit e vikendit për nisjen e bizneseve në 54 orë, do të kenë mundësinë që të konkurrojnë për këto shpërblime:

Zyre në inkubatorin e Innovation Centre Kosovo (1-3 muaj) për vendin e parë
IPKO Foundaiton një shpërblim sekret për vendin e parë apo tre vendet e para
IPKO – Për 3 vendet e para në Startup Weekend Prishtina, 1 vit të plotë abonim në pakon 5 të internetit që sjell shpejtësi interneti deri në 80Gmbp/s
Telegrafi – 6 Muaj buxhet marketingu për tre vendet e para
Eleven Start-up Accelerator – mundësi për përshpejtim të procedurave të aplikimit në një prej akseleratorëve më të suksesshëm në rajon.
CEED Kosova – Për tre vendet e para mundësi për pjesëmarrje në një konferencë të rëndësishme që do të mbahet në dhjetor ose në konferencën e ardhshme KosoWWeb.
RailsonFire – Llogari testimi në afat prej 2 muajsh për pjesëmarrësit e interesuar gjatë Startup Weekend

Shpërblimet në nivel global
Në rast se ekipi fitues nga Kosova arrin të depërtojë në finale të Global Startup Battle, dhe të jetë aq suksesshëm sa të fitojë atëherë, atë ekip e presin mundësitë për një:

Udhëtim VIP në Rio De Janeiro për Global Entrepreneurship Congress – sponzorizuar nga Global Entrepreneurship Week.
Udhëtim VIP në San Francisco për vizitë në Googleplex dhe për takime me themelues, mentor dhe investitorë – sponzorizuar nga Startup Weekend dhe Google.
Pako PR në vlerë prej 5,000$ nga Geben Communication
Shërbime dizajni në vlerë 5,000$ nga Btrax
Pako ligjore dhe inkorporimi në vlerë 5,000 dollarë nga Cooley LLP
Kredit në vlerë 20,000 dollarë për Google App Engine nga Google
Një vit të plotë për tu krenuar se ke fituar garën më të madhe për startup në botë.

Mundësitë për aplikim janë ende të hapura prandaj për më shumë detaje vizitoni www.prishtina.startupweekend.org. Nëse keni ide mundësitë janë më të mira për ju, por gjithsesi nuk do të thotë se duhet të keni ide apo ekip paraprakisht, pasi që mund të gjeni vetën në një ekip/biznes ide, aty për aty me 9 -11 Nëntor. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit