0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Bizelet pastrojnë kolesterolin e keq në gjak

Më të lexuarat

Këto kokrra të vogla të rrumbullakëta me ngjyrë të gjelbër, janë një burim i çmuar substancash kardiotonike: ulin kolesterolin e keq, rregullojnë presionin, parandalojnë anemitë dhe dobësitë.

Mes mineraleve që gjenden te bizelja, ai me sasinë më të madhe është kaliumi (shumë i nevojshëm për të riekuilibruar diurezën, sidomos te kardiopatikët), i ndjekur më pas nga fosfori, magnezi, kalciumi, hekuri, seleni dhe zinku.

Në pranverë, të gjithë duhet të konsumojnë bizelet e freskëta, shumë të këndshme edhe të paziera, që mund t’ua bashkëngjisim sallatërave, ose të konsumohen të ziera në avull e të marinuara me pak kripë dhe vaj ulliri. E rëndësishme është të mos i zieni shumë, sepse nxehtësia e gatimit u largon vitaminat e shumta që kanë.
Bizelet përmbajnë sasi të madhe të vitaminave të grupit B, por edhe vitaminë A e C.

Bizelja është një bimë me origjinë aziatike, me rrënjë jo shumë të thella dhe një kërcell që mund të arrijë deri në dy metra. Lulet e saj janë të bardha, të verdha ose të gjelbra, ndërsa frutat gjenden brenda mbështjellëse dhe kanë formë të rrumbullakët e ngjyrë të gjelbër, që ndryshe të gjithë ne i njohim me emrin bizele./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit