5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Bitcoin do të ketë një fund të keq

Më të lexuarat

Bitcoin u rrit për 1,900% vitin e kaluar, para se të binte prapë

Investitori legjendar, Warren Buffet, ka paralajmëruar se përdoruesit e Bitcoin përballen me një katastrofë – duke thënë se kriptomonedhat do të falimentojnë.

Por rregullatorët, bankierët dhe tregtarët me përvojë paralajmërojnë se kjo monedhë virtuale është një “flluskë helmuese”, e cila do t’i shkatërrojë shumë njerëz të përfshirë në të.

Buffet – i njohur për aftësitë e tij të pabesueshme në fitimin e parave – tha: “Në termat e kriptomonedhave, në përgjithësi, mund të them me siguri të plotë se ato do të kenë një fund të keq”.

Kriptomonedhat janë një version i parave të internetit – pjesë unike digjitale që mund të transferohen nga një person tek tjetri, ku më e njohura prej tyre është Bitcoin.
“Kur do të ndodh ose si nuk e di”, tha ai në një intervistë për CNBC. CEO i Berkshire Hathaëay refuzoi të tregonte nëse ka investuar në Bitcoin.

“Nuk kemi asnjë, nuk jemi në asnjë prej tyre, kurrë nuk do të jemi”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit