0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Biseda “bombë” midis Zaevit e Gruevskit [video]

Më të lexuarat

Është publikuar një video material i parë ku shihet një bisedë, e cilësuar “bombë”, midis kryeministrit Nikola Gruevski dhe liderit opozitar maqedonas Zoran Zaev.

Biseda siç shihet zhvillohet në kabinetin qeveritar të kryeministrit Gruevski, ndërsa sipas kësaj medie, lideri i LSDM-së, Zaev në bisedë është duke e shantazhuar dhe kërcënuar Gruevskin se posedon të ashtuquajturat ‘bombat’ që kanë të bëjnë me dëshmi dhe materiale skandaloze gjatë pushtetit të tij.

Në videon prej disa sekondave shihet se si Gruevski dhe Zaev diskutojnë për materialet, për të cilët thuhet se janë siguruar nga të huajt, duke nënkuptuar shërbime të huaja.

Por biseda nuk qartësohet deri në fund,

Ndërsa ajo që është evidente shihet se si Gruevski insiston duke pyetur Zaevin se nga kush i ka siguruar këto video materiale apo materiale tjera.

Ja se çfarë bisedojnë Gruevski dhe Zaev për ‘bombat’ e paralajmëruara dhe insistimet e Gruevskit.

Në transkriptimin e materialit të xhiruar amator në kabinetin e kryeministrit të Maqedonisë midis liderit të dëgjohet se çfarë po bisedohet midis tyre. Videoja përmban datën 14 shtator 2014, ndërsa nuk mund të identifikohet ora e xhirimit.

Ja se çfarë ata bisedojnë, sipas INA-s:

Gruevski : Ti më thua se këtë ta kanë dhënë të huaj ?
Zaev: Po të huaj, pra… të huaj.
Gruevski: Shërbim i huaj ?
Zaev: Shërbim i huaj… që normal nuk është nga vendet fqinje… por më larg.. shërbim i huaj.
Gruevski: Mirë.. Ti je parë më shumë herë me ta, dhe je bindur se është ashtu ?
Zaev: Po, po, jam bindur…
Gruevski: Prit tani, ti thua se nuk e ke xhiruar këtë, dhe se ta kanë dhënë? Të huajt ta kanë dhënë ?
Zaev: Ashtu pra…
Gruevski: Të huajt ti kanë dhënë. Të huajt mund të kenë qëllime dhe motive të ndryshme. Ndoshta ndonjë prej tyre ka xhiruar dhe se këtë e ka arritur përmes teknikave apo teknologjisë.
Zaev: Po ka variante të ndryshme, mundet, ashtu ashtu …

“>

“>

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit