Themeluesi i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, arriti për kohë të shkurtër të jetë personi më i pasur në botë.
E gjithë kjo pasi të enjten (sot) ranë aksionet e kompanisë që vlera e tyre dje arriti shifrat në 91.4 miliardë dollarë.
Për një moment u mendua se do t’i vjen fundi dominimit të Bill Gates, themeluesit dhe pronarit të Microsoft.
Por, ndërkohë që aksionet e Amazon ranë përsëri, Gates rifitoi vendin e parë në saje të pasurisë që kap vlerën prej 91 miliardë dollarë.
Bezos, 53 vjeç, zotëron rreth 17% të aksioneve në Amazon, por gjithashtu ka interesa në disa biznese të tjera.
Kohët e fundit, stoqet e teknologjisë kanë rritur një rritje të madhe në vlerën e sipërmarrësve, ku themeluesi i Facebookut, Mark Zuckberberg, 33 vjeç, është në pozitën e pestë të listës së Forbes.
Personi i fundit që kryesoi listën ishte Amancio Ortega, themeluesi dhe pronari i “Zara Inditex”. Ai ishte njeriu më i pasur në botë për dy ditë në muajin shtatorin të vitit të kaluar. /Telegrafi/