-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Bill Gates jep arsyen pse i do paratë

Më të lexuarat

“Shumica e parave të mia, rreth 95%, nuk është e nevojshme për të mbuluar shpenzimet e familjes sime dhe të fëmijëve të mi.”

“Kështu që kam mundësinë për t’i kthyer këto para kompanisë, për të përshpejtuar inovacionin dhe ndihmuar më të varfërit,” deklaron Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft që i është dedikuar filantropisë, në një intervistë për ‘Corriere della Sera’, duke i bërë thirrje qeverive të bëjnë më shumë.

Sipërmarrësi bën thirrje për të rritur fondet në dispozicion të ‘Global Fund’, fondi botëror që financon luftën kundër SIDA-s, malarias dhe tuberkulozit.

“Të gjitha qeveritë duhet të përballen me buxhete të limituara. Por në plane afatgjatë duhet ditur se këto investime do të reduktojnë dhe do të sjellin përfitime të mëdha humanitare, duke filluar nga shpëtimi i miliona jetëve njerëzore. Refugjatët, lufta në siri, janë nevoja urgjente. Por të investosh në këtë fond, do të thotë të mbash nën kontroll ato sëmundje dhe t’i japësh kohë mjekësisë të gjejë kurime të reja”, thekson Gates.

Por Gates mbetet optimist duke thënë se “në dhjetë vitet e ardhshme mund të kemi përparime të jashtëzakonshme. I referohem vaksinave kundër SIDA-s apo kurimeve të tjera kundër epidemive. Duke mbajtur këtë nivel në burime, aspirata është që të arrihet brenda vitit 2030 një rënie e ndjeshme e këtyre sëmundjeve. Dhe në vitin 2040 të arrihet në një zhdukje të plotë të malarias”.

Madje ish-numri një i Microsoft nuk pëlqen të krahasohet me një perandor të epokës dixhitale, preferon të përcaktohet si një inovator radikal.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit