Cosby më parë ka mohuar akuzat e dhjetëra grave që pretendonin se ai i kishte ngacmuar seksualisht. Ai kurrë nuk u dënua për akuzat në fjalë.
Aktori i famshëm Bill Cosby ka paguar gratë që të heshtin në lidhje me aferat që kishin me të, shkruajnë mediat amerikane, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pasi arriti deri tek transkripti i vjetër 10 vjeçar të dëshmisë në gjykatë ndaj Bill Cosby, të cilin e kishte paditur një ish-punonjëse e Universitetit Temple se ai e kishte droguar dhe më pas abuzuar, gazeta “New York Times” raportoi se aktori dhjetë vjet më parë, ka pranuar se kishte blerë lëndë narkotike “quaaludees”, që kishte për qëllim t’ia jepte grave të reja me të cilat donte të kishte marrëdhënie seksuale.
Gazeta amerikane citoi aktorin i cili atë kohë, duke folur për Andrei Constand që e paditi atë, tha se “mjaft mirë lexon njerëzit dhe emocionet e tyre në çështjet romantike seksuale”. Cosby gjithashtu tha se ka ofruar që t’ja paguajë shkollimin, siç ia kishte paguar një gruaje tjetër në vitet shtatëdhjetë. Ai gjithashtu tha se njërën nga gratë me të cilën kishte marrëdhënie seksuale, e kishte paguhen nga frika se ajo do ti tregonte gruas së tij.
Cosby më parë ka mohuar akuzat e dhjetëra grave që pretendonin se ai i kishte ngacmuar seksualisht. Ai kurrë nuk u dënua për akuzat në fjalë, si dhe ndaj padisë së ngritur nga Constand, por akuzat njollosën reputacionin e një personaliteti pozitiv dhe babait fantastik të cilin e kishte ndërtuar në serinë “The Cosby Show”.