3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Bildt: Harrojeni ndarjen e Kosovës

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian nuk do të pranojë ndarje të Kosovës. Ky është mesazhi që i ka dërguar Serbisë ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt.

Pas publikimit të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian dhe reagimit të zyrtarëve të Beogradit ndaj formulimit se Serbia duhet të respektojë integritetin territorial të Kosovës, diplomati suedez Carl Bildt vlerëson se paraprakisht nga Beogradi kishin arritur mesazhe shqetësues për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Ajo që është bërë shumë e qartë nga ana jonë, është fakti se ndarja e Kosovës nuk është opsion. Kam parë se nga Beogradi kanë ardhur disa deklarata mjaft brengosëse në këtë aspekt. Por, mendoj se është me rëndësi që Beogradi plotësisht ta kuptojë se ky është një qëndrim shumë i rëndësishëm”, ka thënë Bildt për gazetën serbe “Novosti”.

I pyetur nëse një formulim i tillë do të rrezikojë rrugëtimin evropian të Serbisë, Bildt ka thënë se “siç dihet ekziston dialogu ndërmjet Beogradit dhe Brukselit, i cili është duke u zhvilluar”.

Ndërsa duke folur për mundësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Bildt ka thënë se do të ketë kontakte në nivele të larta ditëve në vijim.

“Pritet që pas këtyre kontakteve gjërat të qartësohen”, tha ai.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit