ATSH-ANSA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Berlin në fund të shtatorit njoftoi gazeta më e shitur gjermane ”Bild” duke cituar burime pranë qeverisë në Ankara dhe Berlin.
“Zakonisht, takimet e kancelares i bëjmë të ditura një javë pëprara’’, sqaroi zëdhënësja e kancelares gjermane, Angela Merkel.
Përhapja e lajmit për një vizitë të mundshme, pas tensioneve të fundit midis Gjermanisë dhe Turqisë pas rastit të tërheqjes së lojtarit me origjinë turke Ozil nga kombëtarja gjermane e futbollit, ka ngjallur reagime të shumta.
”Kurrë nuk jam bindur nga argumentimi se nuk duhet të flasim me partnerë të vështirë”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.